Deputetët e PDK-së u bëjnë thirrje qytetarëve: Ju ftojmë që të bashkëngjiteni organizatorëve të protestës
Deputetët e PDK-së janë duke bërë thirrje publike që qytetarët nga të gjitha anët e Kosovës të vijnë në protestë. Të njëjtit përmes disa postimeve në Facebook po u bëjnë thirrje qytetarëve që të protestojnë, e të shtohen në numër tek Kuvendi i Kosovës. Protestuesit po bëjnë vazhdimisht thirrje që të mos lejohet dalja e…
Lajme
Deputetët e PDK-së janë duke bërë thirrje publike që qytetarët nga të gjitha anët e Kosovës të vijnë në protestë.
Të njëjtit përmes disa postimeve në Facebook po u bëjnë thirrje qytetarëve që të protestojnë, e të shtohen në numër tek Kuvendi i Kosovës.
Protestuesit po bëjnë vazhdimisht thirrje që të mos lejohet dalja e deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, e aty jaën vendosur edhe pengesa përmes rrethojave.
Deputetët si Arian Tahiri, Artan Behrami, Ganimete Musliu, Ariana Musliu Shoshi dhe të tjerë po u bëjnë thirrje në vazhdimësi qytetarëve që të mblidhen në numër sa më të madh në protestë.
“Të dashur qytetarë, ashtu siç po qëndroni ju që tri javë në rrugët e Kosovës e në metropolet e botës, ashtu po qëndrojmë edhe ne në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me të vetmen kërkesë dhe të vetmin qëllim, për ta votuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ne e dimë që jemi pak, jemi vetëm 22 deputetë, por sa më shumë jeni ju në rrugë, aq më të fortë do të bëhemi ne brenda sallës. Prandaj ju ftoj për përkrahje, ju ftojmë që të bashkëngjiteni organizatorëve të protestës, dhe njëzëri të kërkojmë të drejtën tonë për të mbrojtur luftën e lavdishme të UÇK-së. Rrnoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Musliu.
Protestat sot patën edhe eskalime në disa momente si me hedhje të mjeteve piroteknike, si me kapjen e dhunshme ndaj Besnik Bislimit dhe të deputetit Fahrush Rexhepi.
Pas përfundimit të takimit në mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës derisa nesër përfundon edhe afati për zgjedhjen e presidentit./Lajmi.net/