Deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së rrinë në sallë, Sala Jashari flet nga ulësja e saj: Ne i kemi ofruar zgjidhje, çfarë po kërkojnë kur zgjidhja është para tyre
Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës që vjen nga PDK, Sala Jashari ka folur sot pas përfundimit të seancës se 43-të të Kuvendit të Kosovës, nga ulësja e nënkryesueses së Kuvendit. Derisa në sallë ishin deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së Jashari ka thënë se saga që ka kapluar Kosovën është jashtë normales.…

Lajme
Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës që vjen nga PDK, Sala Jashari ka folur sot pas përfundimit të seancës se 43-të të Kuvendit të Kosovës, nga ulësja e nënkryesueses së Kuvendit.
Derisa në sallë ishin deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së Jashari ka thënë se saga që ka kapluar Kosovën është jashtë normales.
Ajo ka thënë se kompromisi i VV-së është përpjekja e vazhdueshme për ta votuar vetëm një të propozuar për kryeparlamentare dhe sipas saj në mënyrë të fshehtë dhe arbitrare, e për të cilën ka thënë se ky nuk është kompromis.
“Kompromis është kur PDK i ka dhënë mundësinë VV-së duke i thënë “ne do t’i votojmë një shumicë të konsiderueshme emrash të listës së VV-së për ta zgjidhur këtë situatë”. Atëherë më tregoni çfarë zgjidhje po kërkohet kur në fakt zgjidhja është para jush?”, ka thënë Jashari.
Ajo ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar se partia e parë fituese ka të drejtën të propozoj kandidatin për kryeparlamentar por që nuk i jep të drejtë ekskluzive ta zgjedh atë dhe që sipas saj duhet të kthehemi te kompromisi.
“Për të iu treguar se po ne iu kemi dhënë mundësitë por çfarë po prisni, cila është arsyeja pse keni ngulur këmbë për të dëmtuar kaq thellë Kuvendin e Kosovës. Demokracia nuk fitohet me kokëfortësi dhe nuk duhet harruar asnjëherë që Kosova është më e madhe se egoja e kujtdo. Mund të duket e përsëritur por nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Prandaj, bëjmë thirrje sërish për përgjegjësi, kompromis dhe respekt ndaj institucioneve demokratike. Kuvendi i Kosovës nuk është arenë e arrogancës por tempull i demokracisë dhe mbi të gjitha është dhe do të mbetet gjithmonë shtëpia e popullit”, ka thënë Jashari. /Lajmi.net/