Depay nuk dëshiron të kthehet në Premier League

Memphis Depay me shumë gjasë do të largohet nga Barcelona.

Sport

19/07/2022 09:38

Ylli holandez e sheh veten në konkurrencë të fortë te Barcelona, pas lëvizjeve të fundit që bëri skuadra katalane.

Disa zëra e lidhnin lojtarin me një rikthim të mundshëm në Premier League, por sipas ‘Sport’, Dpay nuk është i interesuar të kthehet atje, përcjell lajmi.net. Tottenham ishte skuadra që donte lojtarin.

Barca janë të gatshëm ta shesin kartonin e lojtarit për një shumë prej 20 milionë eurove.

Mundësia më e mirë për Barcën do të ishte nëse Sevilla pranon kartonin e Memphis Depay në ofertën për Jules Kounde. Kjo është alternativa që po shqyrtohet.

Depay është shprehur i hapur t’i bashkohet skuadrës andaluziane. /Lajmi.net/