Deontay Wilder ndan rrugët me trajnerin Mark Breland
Ish kampioni i WBC ka ndarë rrugët me trajnerin e tij.
Sport
Boksieri amerikan, Deontay Wilder, edhe zyrtarisht ka shkëputur bashkëpunimin me Mark Breland, përcjell lajmi.net
Situata mes të dyve ishte acaruar qysh në meçin e humbur të Wilder, ndaj Tyson Fury.
Breland ishte trajneri që dorëzoi meçin, vendim që nuk i pëlqente Wilderit.
Nuk dihet akoma se kush do të jetë njeriu i radhës që do të punojë me amerikanin. /Lajmi.net/