Dënimi i Man Cityt, ky është shqetësimi i madh i Pep Guardiolas

Pep Guardiola është i shqetësuar se dënimi i UEFA-s shqiptuar Manchester Cityt, mund të bëjë që shumë lojtarë të largohen nga ‘Etihad Stadium’.

Sport

15/02/2020 08:37

Të premten UEFA ka njoftuar se ka dënuar Manchester City me ndalesë prej dy vitesh në Ligën e Kampionëve dhe një shumë prej 30 milionë euro, për shkeljen e rregullave financiare.

Ky dënim, ia pamundësinë Manchester Cityt pjesëmarrjen në dy sezonet e ardhshme.

Sipas ESPN, trajneri Pep Guardiola ka filluar të shqetësohet për të ardhmen e lojtarëve, të cilat mund të kërkojnë largimin nga Manchester City gjatë kësaj vere, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se Manchester City me shpenzime të mëdha ka krijuar një skuadër tejet cilësore, duke qenë ndër më të fortat sot në botë./Lajmi.net/