Demi Lovato flet pas ndarjes nga Mach Ehrich: Kam mësuar ta dua veten më shumë
Demi Lovato foli haptas lidhur me prishjen e fejesës.

ShowBiz
Demi Lovato më në fund ka folur haptas pas ndarjes së bujshme nga Max Ehrich, shkruan lajmi.net.
Në një intervistë për “Today With Hoda & Jena”, Lovato është rrëfyer rreth asaj se çfarë i mësoi kjo periudhë asaj.
Tre muaj pasi e deklaruan fejesën, Demi Lovato dhe Max Ehrich bënë të ditur se kanë ndarë rrugët, madje kishte edhe disa akuza pas.
Madje, ish-partneri e akuzoi atë se po e përdorte për PR personal, por këngëtarja më në fund ka disa fjalë për atë lidhje të dështuar.

“Ky vit ka qenë një ulje-ngritje kaq e madhe. Unë dua të them, sinqerisht, për mua, fillimi i vitit filloi, unë isha në këtë trajektore për të pasur një karrierë në ngritje dhe po planifikoja rikthimin tim”, deklaron Demi.
Ajo shtoi “Mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se sa jam mirë me veten time dhe e dua veten. Vetëm këtë vit fillova të eksploroja gjërat që më sjellin gëzim jetës sime në pak mënyra”. /Lajmi.net/
