Dell me kosto të ulët të tabletëve

Dell është shumë vonë për të kontribuar në uljen e çmimeve të tabletëve Windows, dhe çmimi prej 200 dollarësh për tabletin Venue 8 Pro është shumë i lartë sesa çmimet që ofrojnë konkurrentët, por që kompania po ofron disa specifika më superiore.

Auto & Tek

03/11/2014 09:22

 Tableti Venue 8 Pro ka një ekran IPS LCD 8 inç me rezolucion 1280 x 800 dhe i pajisur me 32 GB hapësirë të dhënash. Toshiba Encore Mini, për shembull, ka një çmim prej 100 dollarësh, por paneli i saj e limiton rezolucionin në 1024 x 600 dhe ka vetëm 16 GB hapësirë të dhënash.

Përtej kësaj, diferencat mes Dell dhe tabletëve të tjerë Windows me kosto të ulët janë të pakta. Tableti Venue 8 Pro përdor të njëjtin proçesor që ka edhe Toshiba Encore Mini, një Intel Atom Z3735G me arkitekture Bay Trail dhe 1 GB RAM.

 Është e mundur që të shtohet hapësira për ruajtjen e të dhënave përmes kartave memorizuese MicroSD, por tableti mund të përballojë karta me një maksimum hapësire 32 GB. Konektiviteti Wi-Fi është i limituar në 802.11b/g/n, por do të ketë mbështetje për Miracast për të transmetuar në ekrane më të mëdha si dhe ka mbështetje për Bluetooth 4.0. Një portë micro USB ofrohet për të transferuar të dhëna dhe për të ngarkuar baterinë.

Tableti Venue 8 Pro ka një kamerë frontale 1.2 Megapixel dhe kamerë të pasme 5 Megapixel plus një mikrofon dhe një boks për dëgjimin. Tableti është i disponueshëm në ngjyrë të zezë dhe të bardhë dhe mund të blihet që tani. Dell Venue 8 Pro.

 /pcworld.al