Delja me më së shumti lesh në botë?

Një dele e arratisur nga pronari i saj po jeton në mal qe pesë vite.

Fun

17/11/2019 16:41

Delja ka akumuluar afro 20 kilogramë lesh në shtëpinë e tij. Era kutërbuese e leshit të saj e ka mbajtur atë larg nga ujqërit dhe grabitqarët e tjerë, transmeton lajmi.net.

Delja është parë shpeshherë duke bredhur nëpër pyll nga banorët në Jonas Valley, distrikt në shtetin qëndror gjerman të Thuringia.

Delja është bërë senzacion aq shumë sa që tashmë asaj i është hapur një faqe në rrjetin social ‘Facebook’.

Christin Bayer, i cili themeloi faqen në Facebook dhe i vuri emrin delja Maggie, tha se udhëton çdo ditë për në punë, si dhe has shpesh në delen.

“Vendosa të krijoj një faqe në Facebook që njerëzit të ngarkojnë fotografi të saj. Nuk kaloi shumë kohë derisa përdoruesit filluan të dërgonin një sërë fotografish”, deklaroi Bayer. /Lajmi.net/