Deliu me akuza ndaj Osmanit: Nuk reagoi as për mediat, as për energjinë e as për Kushtetutën

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani se gjatë mandatit të saj i ka shërbyer kryeministrit Albin Kurti, duke mos reaguar ndaj çështjeve të rëndësishme në vend. Sipas Deliut, Osmani nuk ka reaguar në raste kur janë sulmuar mediat, kur, sipas saj, është shkelur Kushtetuta dhe kur qytetarët janë…

Lajme

08/04/2026 13:00

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani se gjatë mandatit të saj i ka shërbyer kryeministrit Albin Kurti, duke mos reaguar ndaj çështjeve të rëndësishme në vend.

Sipas Deliut, Osmani nuk ka reaguar në raste kur janë sulmuar mediat, kur, sipas saj, është shkelur Kushtetuta dhe kur qytetarët janë përballur me rritje të çmimeve të energjisë elektrike.

“Është e vërtetë që zonja Osmani ka shërbyer në plotni në përpikëri Kurtit edhe atëherë kur mediat janë sulmuar, edhe atëherë kur mediat janë quajtur ndërmarrje kriminale, edhe atëherë kur çmimet e rrymës kanë qenë të larta, kur Kushtetuta është shkel me dhjetëra herë. Ne tek në ditën e fundit disa orë para përmbylljes së mandatit të saj e kemi dëgju Osmanin që në Kosovë është shkel Kushtetuta disa herë”, ka deklaruar Deliu në T7.

Ajo shtoi se reagimi i presidentes për këto çështje ka ardhur vetëm në fund të mandatit të saj. /Lajmi.net/