Deliu-Kodra: VV-ja shpenzoi rreth 15 mijë euro për një natë fushatë, ndërsa pacientët vuajnë për barna
Në një postim të bërë në Facebook, Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar ashpër Lëvizja Vetëvendosje për shpenzimet e saj gjatë vitit 2025, duke theksuar se pjesa më e madhe e buxhetit është shpenzuar për fushatë dhe blerje votash. Sipas Deliu-Kodrës, LVV-ja, e cila dikur premtonte barazi dhe ndihmë për të varfërit, ka shpenzuar rreth 4 milionë…
Lajme
Në një postim të bërë në Facebook, Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar ashpër Lëvizja Vetëvendosje për shpenzimet e saj gjatë vitit 2025, duke theksuar se pjesa më e madhe e buxhetit është shpenzuar për fushatë dhe blerje votash.
Sipas Deliu-Kodrës, LVV-ja, e cila dikur premtonte barazi dhe ndihmë për të varfërit, ka shpenzuar rreth 4 milionë euro për vete gjatë vitit 2025 dhe me gjasë do të përdorë edhe qindra miliona nga buxheti publik për shpërndarje “bonusesh” të ndryshme.
Ajo kritikon gjithashtu mungesën e projekteve madhore dhe kauzave të prekshme, duke theksuar se ndërkohë pacientët në Kosovë presin për trajtime jetike që mund t’u shpëtojnë jetën.
“Prej kauzave dhe projekteve madhore, asgjë nuk ka mbetur. Tani i ka mbetur vetëm korrupsioni elektoral dhe milionat për të mbajtur pushtetin,” ka shkruar Deliu-Kodra në postimin e saj.
Ky postim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke i rikthyer vëmendjen publike mbi përdorimin e fondeve publike dhe shpenzimet e partive politike. /Lajmi.net/