Rama reagon për milionat e ndara për largimin e dheut në autostradë: Qytetarët paguajnë çmimin, pushteti jeton në propagandën e vet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratat për largimin e dheut dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara në autostradën “Ibrahim Rugova” ku janë shkaktuar disa aksidente fatale. Ai ka thënë se dje Kosova është zgjuar me lajm tragjik të humbje së jetëve në autostradë, ndërsa sot është zgjuar…

Lajme

15/06/2026 16:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratat për largimin e dheut dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara në autostradën “Ibrahim Rugova” ku janë shkaktuar disa aksidente fatale.

Ai ka thënë se dje Kosova është zgjuar me lajm tragjik të humbje së jetëve në autostradë, ndërsa sot është zgjuar me lajmin se heqja e atij dheu që u la aty për vite pa u trajtuar, do t’i kushtoj qytetarëve 4,67 milionë euro.

Rama ka thënë se kjo është një ditë tjetër ku qytetarët paguajnë çmimin, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e propagandës së vet.

“Për vite me radhë nuk u largua dheu nga autostrada, por sot gjenden miliona euro për kontrata. Plot 4.67 milionë euro për heqjen e dheut, pasi problemi është zvarritur pafund. Kjo është fotografia më e qartë e një qeverisjeje që reagon vetëm kur është tepër vonë. Albin Kurti vazhdon të flasë për shtetin që e ka gjetur “në bodrum me gjysmë metri ujë”. Shtetin e gjete me autostrada të ndërtuara, ndërsa sot nuk arrin as t’i mirëmbash. Për çdo dështim fajin e ka e kaluara, ndërsa për çdo propagandë meritat i merr vetë”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se kjo Qeveri është kampione e fjalëve, e videove promocionale dhe e konferencave për media, por kur vjen puna te përgjegjësia, heshtja bëhet politika e saj zyrtare.

“Një pushtet që investon më shumë në propagandë sesa në zgjidhjen e problemeve reale nuk përfaqëson ndryshimin që premtoi. Ai përfaqëson arrogancën, paaftësinë dhe kulturën e justifikimeve të pafundme, ndërsa pasojat i paguajnë qytetarët me jetën e tyre dhe me taksat e tyre”, ka shtuar Rama. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: