Deliu-Kodra: PDK-ja është në fazën finale të përpilimit të ofertës politike për zgjedhje

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i përgatituri për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ajo ka theksuar se Hamza është njëri nga figurat më të fuqishme të PDK-së, i njohur për premtimet e mbajtura gjatë karrierës së tij politike. Sipas saj,…

Lajme

11/09/2024 21:34

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i përgatituri për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ajo ka theksuar se Hamza është njëri nga figurat më të fuqishme të PDK-së, i njohur për premtimet e mbajtura gjatë karrierës së tij politike.

Sipas saj, PDK-ja është në fazën finale të hartimit të ofertës politike për qytetarët e Kosovës, e cila do të reflektojë nevojat aktuale të vendit.

Deliu-Kodra ja kritikuar qeverinë aktuale, duke theksuar se ajo nuk është dalluar për projekte zhvillimore gjatë mandatit të saj.

“Kosova sot numëron vetëm izolim dhe sanksione si rezultat i cenimit të partneriteteve ndërkombëtare nga qeveria”, ka theksuar ajo.

Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka ngritur pyetjen se si PDK-ja planifikon ta nxjerrë vendin nga ky izolim dhe sanksionet, për të cilën Deliu-Kodra u përgjigj duke theksuar rëndësinë e riparimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një udhëheqjeje të përgjegjshme. /Dukagjini