Deliu-Kodra pas vendimit të Kushtetueses : Qeverisje skandaloze, tri vite e gjysmë zhurmë të Ministrisë së Drejtësisë

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blera Deliu-Kodra ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar Ligjin për themelimin e Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Deliu-Kodra tha se Kushtetuesja tashmë ka rrëzuar këtë ligj për të cilin tri vite e gjysmë pati zhurmë të Ministrisë së Drejtësisë, e që sipas…

Lajme

26/06/2024 15:41

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blera Deliu-Kodra ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar Ligjin për themelimin e Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Deliu-Kodra tha se Kushtetuesja tashmë ka rrëzuar këtë ligj për të cilin tri vite e gjysmë pati zhurmë të Ministrisë së Drejtësisë, e që sipas saj ishte e barabartë me zero.

“Qeveria Kundër-Kushtetuese!Gjykata Kushtetuese, pasi ka gjetur shumë probleme në të, ka rrëzuar një tjetër ligj të kësaj Qeverie. Kësaj radhe, ka rrëzuar ligjin për themelimin e Byros për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë. Tri vite e gjysmë zhurmë të Ministrisë së Drejtësisë, fatkeqësisht, të barabarta me zero”tha ajo.

Deputetja gjithashtu tha se ky ligj ka qenë i një rëndësi të veçantë, por meqë i trajtuar gabimisht që nga fillimi edhe është anuluar.

“Joprofesionalizëm i skajshëm – Qeverisje skandaloze!”,shtoi ajo./Lajmi.net/