Deliu-Kodra: Kosova nuk mund të mbetet peng i interesave partiake – Respektoni Kushtetutën, konstituoni Kuvendin
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar në lidhje me situatën që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, ku Albin Kurti si kryetar i VV-së nuk ka propozuar kandidat për kryetar të Kuvendit. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk mund të flitet për respektim të Kushtetutës vetëm kur të…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar në lidhje me situatën që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, ku Albin Kurti si kryetar i VV-së nuk ka propozuar kandidat për kryetar të Kuvendit.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk mund të flitet për respektim të Kushtetutës vetëm kur të konvenon politikisht.
“Sot kishte vetëm një detyrë: të konstituohej Kuvendi. Në vend të kësaj, u zgjodh vazhdimi i bllokadës dhe shpërfillja e qartë e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kosova nuk mund të mbetet peng i interesave partiake. Çdo ditë e humbur është dëm për shtetin dhe për qytetarët. Respektoni Kushtetutën. Konstituoni Kuvendin”, ka shkruar Deliu-Kodra. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: