Kurti e pranon që Presidenti nuk i takon asnjë partie, as edhe VV-së
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë konferencë për media pasi ka refuzuar ta propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit pa pas një marrëveshje me partitë e tjera. Ai sot ka thënë se nuk beson që pozita e Presidentit i takon VV-së dhe asnjë partie tjetër. “Unë besoj që secila pozitë është e…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë konferencë për media pasi ka refuzuar ta propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit pa pas një marrëveshje me partitë e tjera.
Ai sot ka thënë se nuk beson që pozita e Presidentit i takon VV-së dhe asnjë partie tjetër.
“Unë besoj që secila pozitë është e rëndësishme, ndonëse nuk janë të njëjta për nga përgjegjësia, ato janë të rëndësishme dhe të vlefshme. Unë nuk mendoj që pozitat institucionale varen më shumë nga viti ose stina e vitit ose muaji i vitit, sesa ajo që shkruan në Kushtetutë e ligj. Dhe unë dua që t’i diskutojë të gjitha këto me ta. Lëvizja Vetëvendosje në pranverë sivjet e ka bërë një konsesion të madh, e ka tërhequr Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun nga kandidatura për president, ne jemi subjekti më i madh politik, dhe ne nuk e kemi pasur kandidatin tonë sepse e kemi tërhequr. Ne kemi thënë që nuk konsiderojmë që presidenti ose presidentja i takon Lëvizjes Vetëvendosje, pra presidenti ose presidentja nuk i takon një partie”, tha ai.
Ai ka thënë se me LDK kanë bërë koncesion që t’i diskutojnë të gjitha.
“Prandaj po e theksoj se ne kemi bërë koncesionin e madh e LDK-ja ka kërkuar prej neve që t’i diskutojmë të gjitha. Edhe të diskutojmë ato për president e presidente e shprehje të vullnetit të popullit, e për një figurë konsensuale me karakter të mirënjohur, me vlerë e me kontribute për shoqërinë, profesionin përkatës dhe për Kosovën tonë të dashur”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/