Deliu-Kodra: Edhe BE ka ngritur alarm për projektligjin për Lojërat Mesdhetare – bëhet fjalë për 254 milionë euro buxhet të qytetarëve
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ashpër në Kuvend ndaj projektligji për Lojërat Mesdhetare të propozuar nga Qeveria e Kosova, duke ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike dhe respektimin e ligjit. Ajo deklaroi se edhe Bashkimi Evropian, përmes zyrës së saj në Kosovë, ka shprehur rezerva për këtë projektligj, duke e…
Lajme
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ashpër në Kuvend ndaj projektligji për Lojërat Mesdhetare të propozuar nga Qeveria e Kosova, duke ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike dhe respektimin e ligjit.
Ajo deklaroi se edhe Bashkimi Evropian, përmes zyrës së saj në Kosovë, ka shprehur rezerva për këtë projektligj, duke e cilësuar atë si problematik, raporton lajmi.net
Sipas Deliu-Kodrës, fakti që BE ka ngritur shqetësime duhet të shërbejë si alarm për deputetët dhe për kryetaren e Kuvendit.
“Ju e ke ni marr një letër nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë të cilën e përmende edhe kolegët paraprakisht. BE e ka thënë se ky projektligj është problematik ashtyu si e kemi thenë edhe ne ne komision, pra kur edhe BE ngre shqetësim se si mund të kalohet një projektligj i tillë, athëherë alarmi duhet të bijë për secilin prej juve deputet edhe për ju kryetare e Kuvendit që keni mar rnjë adresim nga zyra e BE-së. Këtu nuk po flietet për Lojërat Mesedhtare, por për 254 milionë të buxheit të qytetarëve dhe për mënyrën se si ky buxhet duhet shpenzuar dhe me këtë projeketligj Qeveria e Kosovës po tenton të krijoj një rrugë të vëçantë jashtë normave rregullative të shtetit, me këtë projektligj po kërkohen të vendosen rregullat të posaqme dhe saherë që pushteti do të dal mbi lirgjin atëherë qytetarët normalisht se do të dyshojnë”, tha Blerta Deliu-Kodra në Kuvend, u shpreh ajo.