Deliu kërkon që institucionet të marrin masa për dhunën ndaj grave

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu - Kodra, të mërkurën, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se dukuria e dhunës ndaj grave në Kosovë është përshkallëzuar dhe ka tendencë rritjeje.

Lajme

29/11/2017 11:17

Kodra-Deliu tha para deputetëve të Kosovës se Grupi i Grave Deputete, në bashkëpunim me QKRMT-në dhe Qendrën për promovimin e të drejtave të grave, ka zhvilluar aktivitete në funksion të ndërgjegjësimit dhe të nxitjes së veprimeve për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ajo tha se dy ditë para 25 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave është shënuar një viktimë e dhunës në Kosovë.

Deliu-Kodra tha se Sevdije Berisha e cila vdiq nga dhuna dhe rastet tjera të mëhershme tregojnë se ka përshkallëzim të dhunës në Kosovës.

Sipas deputetes Deliu-Kodra, rastet si kjo e fundit, ajo e Diana Kastratit, Zejnepe Berishës, të gjitha kanë qenë të lajmëruara në organet kompetente, por institucionet nuk kanë reaguar.

Ajo kërkoi nga organet e hetuesisë që kryesitë e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar.