Delfini shfaqet pranë barkës së turistëve, duke ndjekur disa kandilë të detit

Turistët që po lundronin me një barkë në brigjet e Sonderborg të Danimarkës, kanë pasur mundësinë e rrallë, që takohen me një delfin shumë të shoqërueshëm.

Fun

13/08/2019 11:58

Madje, gjallesa që bënte xhiro në atë pjesë, ndiqte disa kandil deti që ndodheshin shumë afër sipërfaqes, transmeton Telegrafi.

Ujërat e qeta, kanë mundësuar që të shihet sa më mirë, loja që bënte delfini me këto krijesa ujore, që hidheshin në drejtime të ndryshme.

Kjo është një ndër rastet e rralla, kur shihen gjallesa që u përkasin llojeve dhe formave krejt të ndryshme trupore, që luajnë së bashku.