Del Piero kritikon ‘reagimin e tepërt’ të Ronaldos

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka kritikuar Cristiano Ronaldon për hedhjen e shiritit të kapitenit të Portugalisë në tokë.

Sport

30/03/2021 22:03

Incidenti ndodhi në barazimin 2-2 të Portugalisë me Serbinë, kur Ronaldos nuk iu akordua një gol, i cili dukej se ishte brenda, përcjell lajmi.net.

Nuk ka asnjë teknologji VAR ose ‘orë të gjyqtarit’ në kualifikimet e Kupës së Botës.

“Ky ishte një reagim i tepërt. Ai nuk duhet të vepronte ashtu, në atë mënyrë ”, tha Del Piero për ESPN.

“Është në rregull të jesh i zemëruar, është në rregull ta diskutosh me gjyqtarin, por të hedhësh shiritin dhe të vazhdosh kështu është shumë për dikë që është kapiten i ekipit dhe përfaqëson një figurë ikonike si ai”.

“Unë gjithashtu e kuptoj momentin, rëndësinë e ndeshjes dhe gjithashtu ambicien personale që ai vë në gjithçka që bën”, ka thënë Del Piero.

Portugalia në anën tjetër është kërkuar fitoren në sfidën ndaj Luksemburgut./Lajmi.net/