Del Piero: Ciao Sydney

Alessandro Del Piero do të largohet nga Sydney në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit australian nuk pajtohen që të përmbushin kërkesën ekonomike të sulmuesit të mirënjohur italian, të paraqitur nga ana e tij si kusht për vazhdimin e kontratës për edicionin e ri të garave në A-League. Andaj, Del Piero dhe Sydney do…

Sport

14/03/2014 16:30

Alessandro Del Piero do të largohet nga Sydney në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit e klubit australian nuk pajtohen që të përmbushin kërkesën ekonomike të sulmuesit të mirënjohur italian, të paraqitur nga ana e tij si kusht për vazhdimin e kontratës për edicionin e ri të garave në A-League.

Andaj, Del Piero dhe Sydney do të ndahen në përfundim të këtij sezoni në Kampionatin australian.

Ish kapiteni i Juventusit në dy stinorët e deritashëm me Sydneyn ka përfituar 2 milionë dollarë në stinorë mirëpo drejtuesit e klubit raportohet se nuk janë të gatshëm të përmbushin kërkesën e tij në mënyrë që të vazhdojnë bashkëpunimin, raporton Sydney Morning Herland.

Del Piero deri më tani ka dhënë indikacione se nuk e ka ndërmend që të pensionohet kurse së fundmi kanë qarkulluar lajme se ai mund të vazhdojë karrierën në Indonezi.