Del Piero bëhet trajner

Alessandro Del Piero ka pranuar se është duke konsideruar mundësinë të fillojë një karrierë të re. Legjenda italiane dëshiron të bëhet trajner.

Sport

07/03/2015 09:11

Alessandro Del Piero është duke konsideruar përfundimin e karrierës si futbollist për të filluar një të re.

Jo në rolin e zyrtarit të ndonjë klubi, ose Juventusit të tij, por sulmuesi mendon të bëhet trajner.

“Deri para tri ose katër vitesh nuk kam menduar fare të bëhem trajner”, deklaroi Del Piero.

“Por, tani i shoh gjërat nga një këndvështrim më ndryshe, pas aventurave të fundit, dhe mund të them se ekziston një mundësi e tillë”, shtoi ish kapiteni i Bianconerëve.

“Mund të them se dyert për një opsion të tillë kanë qenë të mbyllura, kurse tani janë gjysmë të hapura”, përfundoi ai.