Del në shitje kështjella e Drakulës

Kështjella e kontit Drakula gjendet diku në Rumani. Kjo kështjellë i përket shekullit të XII. Ajo mori emrin e personazhit kryesor të një novele shkruar në vitin 1897 nga Bram Stoker.

Fun

11/05/2016 13:14

Ishte arkitektura magjepsëse dhe hija e rëndë e kësaj ndërtese që krijoi një histori tmerri, atë të sundimtarit dhe vampirit Drakula të etur për gjak.

Nëse nuk keni guxim  të lexoni librin apo të shihni filmin nuk do e merrni dot me mend që kjo kështjellë tashmë ka dalë në shitje dhe mund të jetë e kujtdo. Kështjella i përket pasardhësve të familjes mbretërore rumune, të cilët kanë vendosur që prona të jetë një muze. Rreth gjysmë milion njerëz vizitojnë sallat e saj drithëruese çdo vit.

Sipas “Financial Times”, pasuria e pazakontë mund të shitet për 13 milion dollarë.

draf-620x310