Del Bosque: Trajneri i Holandës kërkoi falje për lojën agresive në finalen e Kupës së Botës 2010
Vicente del Bosque ka zbuluar disa detaje interesante lidhur me finalen e Kupës së Botës 2010.
Sport
Kombëtarja e Holandës u kritikua për një lojë tejet të ashpër kundër Spanjës, në një finale ku fitonin spanjollët.
Lidhur me këtë ka folur edhe Del Bosque, që atë kohë drejtonte Spanjën, duke zbuluar se Bert van Marwijk ka udhëtuar drejt Spanjës vetëm për t’i kërkuar falje atij, për stilin e lojës.
“Ai nuk u pajtua krejtësisht. Kishim respekt të madh për Holandën dhe stilin e tyre tradicional. Në fillim të ndeshjes, në hapat e parë, ata tentuan të shkatërronin lojën tonë, ata bënë disa gjëra që nuk janë të mira, por unë nuk jam askush për t’i vlerësuar”, ka thënë Del Bosque, transmeton lajmi.net.
“Por, është e vërtetë. Ai erdhi në Madrid gjatë dhjetorit dhe u bashkua për pak kohë. Është zotëri i vërtetë. Duhet të jesh njeri special për të bërë këtë”, ka thënë tutje Del Bosque për Marwijk.
Del Bosque kaloi tetë vite në krye të stolit të Spanjës dhe u pensionua në qershor të vitit 2016. Ai fitonte Kupën e Botës 2010, me rezultatin 1:0, me Andres Iniesta që mposhte Holandën. /Lajmi.net/