Del Bosque përjashton Fabregasin nga stërvitja
Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque nuk ishte i kënaqur me punëne Cesc Fabregasit dhe e përjashtoi mesfushorin nga stërvitja.

Sport
Pas dy humbjeve në Grupin B, Spanja është eliminuar nga Kampionati botëror, dhe duhet të zhvillojë vetëm edhe ndeshjen kundër Australisë të hënën para se të rikthehet në shtëpi.
Mirëpo, tensioni në ekip mbetet i lartë pasi selektori Vicente del Bosque e përjashtoi mesfushorin Cesc Fabregas nga stërvitja e fundit para ndeshjes.
Del Bosque duket se ishte i pakënaqur nga puna e Fabregasit dhe thjesht e udhëzoi atë që të largohet. Përforcimi i ri i Chelseas u turpërua publikisht nga Del Bosque, i cili e detyroi që t’ia jap uniformën e stërvitjes Xabi Alonsos.
Ndërsa, Fabregas u largua nga fusha, i hipi biçikletës dhe bëri një shëtitje. Stërvitja në intensitet të ulët nuk do të tolerohet as nga menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho.