Dekretimi i Kryeprokurorit bllokohet nga grupe të caktuara të interesit

Beteja për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe në këtë presion të madh duket se ka rënë edhe e para e shtetit, Atifete Jahjaga, e cila duhet të bëjë dekretimin e tij.

Lajme

08/04/2015 23:20

Burime të Indeksonline thonë se emri i Lumezit ju ka penguar grupeve të caktuara si brenda ashtu edhe jashtë Prokurorisë së Shtetit, prandaj ata janë duke bërë çmos që ta shantazhojnë dhe kërcënojnë Lumezin.

Në mesin e këtyre personave që po shantazhojnë janë edhe ata që kanë ndikuar në shumë procese gjyqësore dhe të cilët madje edhe kanë fshehur lëndë të caktuara për persona të caktuar.

Indeksonline në ditët në vazhdim do të publikojë letrat shantazhuese dhe kërcënuese që kanë arritur në Prokurorinë e Shtetit nga ata që po e bllokojnë dekretimin e Lumezit.

Letrat përmbajnë haraçe më mijëra euro të personave brenda prokurorisë për të fshehur lëndë gjyqësore.

Këto shantazhe dhe kërcënime kanë ardhur nga grupe të caktuara të interesit, të cilat dëshirojnë bllokimin e Lumezit për ta marrë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.