Deklaratat e Qeverisë se do të ketë luftë në Kosovë, ekspertët: Po i frikësoni qytetarët dhe investitorët po ikin

Krerët e shtetit në shumicën e rasteve po vazhdojnë të përdorin terme të ndryshme duke sjellë tek popullata frikën për një “luftë” të mundshme. Një gjë e tillë po konsiderohet shumë shqetësuese për njohësit e sigurisë dhe ekspertët e ekonomisë, shkruan Lajmi.net. Sipas njohësve të ekonomisë termi “luftë” kur thuhet nga instancat e larta shtetërore…

Lajme

05/05/2024 08:17

Krerët e shtetit në shumicën e rasteve po vazhdojnë të përdorin terme të ndryshme duke sjellë tek popullata frikën për një “luftë” të mundshme.

Një gjë e tillë po konsiderohet shumë shqetësuese për njohësit e sigurisë dhe ekspertët e ekonomisë, shkruan Lajmi.net.

Sipas njohësve të ekonomisë termi “luftë” kur thuhet nga instancat e larta shtetërore sjell frikë dhe pasiguri tek investitorët e jashtëm që pretendojnë të hynë në Kosovë për të investuar.

Kështu është shprehur Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, i cili ka kërkuar që zyrtarët shtetëror ti zëvendësojnë deklaratat që frikësojnë investitorët, me deklarime se Kosova është e sigurt për investitorë.

“Termi luftë është një frikësim i qytetarëve, i investitorëve dhe është term i vrazhdë për gjithë ata që e përdorin. Ky term do të duhet të hiqet nga përdorimi i krejt zyrtarëve të Kosovës dhe të zëvendësohet me termin e zhvillimit ekonomik të Kosovës së sigurt për investime, të Kosovës me prosperitet dhe në këtë formë ne do të ngritëm besimin tek investitorët e huaj, por njëkohësisht edhe siguri në vendin tonë”, ka thënë ai.

Por i të njëjtit mendim qëndron edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, shkruan Lajmi.net.

Ai ështrë shprehur se në aspektin terminologjik dhe substancial përdormi i termit luftë, nxit reagim e shqetësime të qytetarët.

“Në aspektin terminologjik dhe substancial nëse përdoren këto terme luftë, atëherë kjo nxit një reagim një shqetësim edhe të opinionin apo qytetarëve, por edhe faktorit ndërkombëtar edhe investitorëve të jashtëm. Ngase kur përmendet lufta atëherë atij i rrezikohet biznesi nëse mendon të investoj në Kosovë në çfarëdo forme. Për këtë arsye mendoj që lidershipi ynë duhet që të jetë i kujdesshëm edhe në aspektin e përkufizimeve”tha Ibishi./Lajmi.net/