Deklarata ‘shokuese’ e 30-vjeçarit: Penisi im është zvogëluar për 3.8 cm pas infektimit me Covid
Një burrë ka thënë se penisi i tij është zvogëluar pasi u infektua me koronavirus.
Lifestyle
Para se të sëmurej me Covid-19, ai e përshkroi penisin e tij si “mbi mesataren”, transmeton lajmi.net.
Pasi u infektua me koronavirus në korrik 2021 dhe u shtrua në spital, burri vuri re se penisi i tij ishte tkurrur për të paktën 3.8 centimetra.
“Problemi duket se është i përhershëm. Penisi im është tkurrur”, tha burri, i cili nuk tregoi nëse ishte vaksinuar.
“Natyrisht që është për shkak të dëmtimit të enëve të gjakut dhe mjekët e mi mendojnë se ky problem do të jetë i përhershëm”, shtoi ai.
Urologët kanë pranuar se një gjë e tillë mund të ndodh pasi shumë njerëz kanë zbuluar se ereksioni i tyre ndikohet nga infeksioni me virusin COVID-19, duke shkaktuar mosfunksionim erektil. /Lajmi.net/