Deklarata e Southgate pas triumfit ndaj Zvicrës

Menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate mendon se zhgënjimi i skuadrës së tij pasi përfunduan të tretët në Ligën e Kombeve është një hap në drejtimin e duhur.

Sport

09/06/2019 21:03

‘Tre Luanët’ në dy ndeshjet e Ligës A shkuan në kohë shtesë ndaj Holandës dhe Zvicrës, me të parët që mposhtën 3-1 Anglinë dhe me helvetikët që i mundën pas ekzekutimit të penalltive sot, për ta zënë vendin e tretë.

Jordan Pickford ishte heroi absolut, i cili shënoi një penallti dhe pritet atë të Josip Drmic për rezultatin 6-5, përcjell lajmi.net.

”Ne kemi patur disa diskutime të mira gjatë ditëve të fundit për atë se çfarë kemi bërë”, tha ai.

“Ka një vendosmëri të vërtetë nga të gjithë ne, kemi shumë mundësi si ekip dhe duhet të kemi suksese”.

”Për mua, hapi i rëndësishëm është niveli i zhgënjimit që kemi lënë këtu që nuk kemi shkuar në finale apo kemi fituar trofeun”, deklaroi Southgate. /Lajmi.net/