Deklarata e përbashkët, BE dhe SHBA arrijnë marrëveshje tregtare
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë formalizuar marrëveshjen tregtare që hap derën për uljen e tarifave për makinat evropiane në javët e ardhshme. Deklarata e përbashkët e lëshuar nga dy ekonomitë më të mëdha në botë bazohet në marrëveshjen politike të arritur nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i SHBA-së…

Bota
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë formalizuar marrëveshjen tregtare që hap derën për uljen e tarifave për makinat evropiane në javët e ardhshme.
Deklarata e përbashkët e lëshuar nga dy ekonomitë më të mëdha në botë bazohet në marrëveshjen politike të arritur nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump më 27 korrik.
Ky tekst përcakton angazhimin e të dyja palëve për të punuar për të rivendosur stabilitetin në tregti dhe investime midis BE-së dhe SHBA-së, në të mirë të bizneseve dhe qytetarëve.
Është hapi i parë në një proces që do të rrisë tregtinë dhe do të përmirësojë aksesin në treg në sektorë të tjerë. Deklarata e Përbashkët vjen pas negociatave intensive të udhëhequra nga Komisioneri i Tregtisë i BE-së Maroš Šefčovič me homologët e tij amerikanë, Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick dhe Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer, transmeton RTSH.
SHBA-të do të zbatojnë tarifat e reduktuara për makinat pasi BE-ja të paraqesë zyrtarisht propozimin e nevojshëm legjislativ për të përcaktuar nivelin e tarifave të veta.
Tarifat e reduktuara prej 15% për importet e makinave evropiane do të hyjnë në fuqi në fillim të të njëjtit muaj që promovohet legjislacioni.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në një deklaratë se “Bashkimi Evropian do të kërkojë gjithmonë rezultatin më të mirë të mundshëm për qytetarët dhe bizneset e tij. Pavarësisht se përballemi me një situatë të vështirë, ne kemi arritur rezultatet e dëshiruara për Shtetet Anëtare dhe industrinë tonë dhe kemi rivendosur koherencën në tregtinë transatlantike.”