Deklarata e Kurtit, Bajrami: Kryeministri në largim, tallet me prindërit që sfidohen çdo ditë në Kosovë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se “Po më thërrisni “Albin baba” sepse po doni të mi jepni fëmijët me ua rrit unë”. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka thënë se Kurti…

Lajme

30/01/2025 16:51

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se “Po më thërrisni “Albin baba” sepse po doni të mi jepni fëmijët me ua rrit unë”.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka thënë se Kurti po tallet me prindërit që sfidohen çdo ditë në Kosovë.

“Duke u tallur sot me qytetarët e Kosovës, Albin Kurti tha se po e quajnë “Albin Baba” sepse prindërit kanë ndërmend t’ia sjellin fëmijët për t’ua rritur”, ka shkruar Bajrami.

Tutje ajo u shpreh duke thënë se i bënë thirrje kryeministrit Kurti që ta sjellë familjen e tij nga Norvegjia në Kosovë dhe të përballet me jetën në Kosovë.

“E thotë kryeministri në largim, i cili familjen, përkatësisht vajzën e tij, e ka larg Republikës së Kosovës – në Oslo, Norvegji, duke u rritë, eduku e shkollu atje”, shkroi ajo. /Lajmi.net/