Deklarata e Gashit nuk do t’i pëlqejë Zvicrës

Shkëlzen Gashi ka folur për ndeshjen me Zvicrën dhe gjendjen e tij në ekipin e Shqipërisë.

Sport

09/06/2016 15:31

Sulmuesi Shkëlzen Gashi ka dhënë një intervistë të gjatë për  Neue Zürcher Zeitung. Në fokus të bisedës ka qenë kalimi i Gashit në MLS, por edhe ndeshja ndaj Zvicrës.

“Më vjen mirë që në Zvicër e kanë ndjerë mungesën time. Kjo tregon se e kam bërë punën time mirë. Kur më erdhi oferta nga Colorado e pranova, pasi më ka pëlqyer gjithmonë Amerika dhe tani po jetoj ëndrrën time amerikane. Kampionati amerikan nuk është i mërzitshëm, pasi çdo ekip mund të mposhtet. Klima është ndryshe dhe jam përshtatur mirë, pasi në 10 ndeshje kam shënuar 2 gola dhe kam dhënë 3 asiste”, – shprehet Gashi.

I ngacmuar për faktin se ka shkuar në Amerikë për paratë, ai mohon këtë gjë.

“Nuk kam zgjedhur paratë, pasi nëse do e bëja do shkoja në Kinë ose Katar, por zgjodha në favor të Amerikës dhe jetesës këtu”.

Sulmuesit i pohohet se trajnerit De Biasi dhe kombëtares nuk  i ka pëlqyer kjo lëvizje.

“Jo, jo nuk është e vërtetë, për mua ishte e rëndësishme të merrja veten nga dëmtimi që kisha te Basel. Nuk kisha frikë se nuk do të isha në “Euro 2016″, pasi trajneri i di cilësitë e mia. Atij i kam treguar sa vlej në kualifikueset. Tani jam përpara një eksperiencë të re për mua dhe shumë madhore.

Sfida me Zvicrën do të jetë mjaft e veçantë, pasi jam rritur me disa nga futbollistët e kombëtares helvete. Jetoj në Zvicër, shokët janë të tillë, për mua  është një ndjenjë që nuk e kisha imagjinuar.

Shqipëria do të ketë një mbështetje shumë të madhe, pasi edhe tifozë nga Amerika do të vijnë për të na mbështetur. Kjo është e jashtëzakonshme”, – përfundon Gashi.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.