Dekada e humbur e shtetësisë!
Kosova po e përmbyll dekadën e parë të shtetësisë pa ushtri, pa liberalizim të vizave dhe me probleme të shumta politike e socioekonomike.
Lajme
Premtimet për themelim të ushtrisë, për liberalizim të vizave e për krijim të qindra mijëra vendeve të punës qytetarëve u janë bërë çdo vit. Por, në vend të këtyre, klasa politike solli probleme të tjera, të cilat acaruan raportet me bashkësinë ndërkombëtare.
Në vend të fokusimit kah zhvillimi ekonomik, pushteti e opozita për më shumë se dy vjet e gjysmë e kanë zvarritur ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa së fundi pati përpjekje edhe për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
2008, shpallja e Pavarësisë dhe njohjet e para
Kosova si vendi i vetëm në rajon pa status politik të definuar shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008.
Kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, lexoi deklaratën e Pavarësisë para deputetëve dhe të ftuarve në seancën solemne./zeri/