“Defender Europe 2025” – Ministria e Mbrojtjes kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për lëvizjet ushtarake në Gjakovë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, nga data 𝟐𝟔 𝐦𝐚𝐣 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟗 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓, Kosova do jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë “𝐃𝐞𝐟𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞 𝟐𝟓”. Sipas njoftimit bëhet e…

Lajme

23/05/2025 17:30

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, nga data 𝟐𝟔 𝐦𝐚𝐣 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟗 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓, Kosova do jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë “𝐃𝐞𝐟𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞 𝟐𝟓”.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar ‘Defender Europe 25’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë periudhës së zhvillimit të ushtrimit. Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, thuhet në njoftim.