Dedikim për Mozzik? Ja teksti në shqip i këngës së re të Loredanës

Loredana Zefi e ka publikuar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

30/04/2020 11:27

Loredana në mesnatë publikoi projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me reperin gjerman Capital Bra, shkruan lajmi.net.

‘Nicht verdient’ titullohet kënga e cila nëse e përkthen në shqip i bie të jetë dedikim për Mozzik.

Meqenëse vajza e tyre Hana përmendet në tekst, kaq ka mjaftuar që të dyshohet për një një dedikim të hapur ndaj Mozzik.

Por cilat janë vargjet e tekstit që kanë ngjallur dyshim me t’u publikuar?

YouTube player

Ja çfarë thotë Loredana në pjesën e saj të tekstit:

Mbrëmë ishim dy nga ne (Ey)

Dhe unë jam pas teje pa marrë parasysh se sa larg shkon (Pshh)

Por nesër do të vësh re që të mungon diçka (Po)

Por në një moment është gjithçka tepër vonë

Ti më ke zhgënjyer kështu, betohem, jam serioze

Më ka mashtruar kështu, mendoja që ti vlen

Unë isha aq e lumtur, ti zotëroje zemrën time

Por tani vajza ime Hana shëron çdo dhimbje (Hana)

Po, sa shpesh kam luftuar për ty dhe për mua? (Hana)

Sa herë më ke thënë se bota është e jona? (Hana)

Sa herë kam ulur kokën përpara teje?

Ishte një dobësi për ty, por për mua ishte respekt

Në projektin paraprak, Loredana e përmendi me emër Mozzikun teksa këtë herë jo mirëpo kjo nuk i ka mjaftuar fansave të cilët sërish janë të bindur se bëhet fjalë për një tjetër dedikim. Është dedikim apo tendencë tërthorazi për të vazhduar së pasuri vëmendje?./Lajmi.net/