Deda tash kritikon LDK-në: Nuk ka asgjë të përbashkët me Ibrahim Rugovën (Video)
Lidhja aktuale Demokratike e Kosovës nuk ka asgjë të përbashkët me Ibrahim Rugovës, pos faktit që bartë emrin e partisë që dikur udhëhiqej nga ai, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilir Deda.
Lajme
Njëri nga nismëtarët e një lëvizje të re politikë, në TV Dukagjinit, u shpreh se LDK-ja e tashme është e kundërta e asaj që ishte dikur.
LDK e Mustafës, sipas Dedës, promovon demokraci, por vepron në mënyrë jodemokratike.
“Ai bën kompromise të padinjitetshme dhe nuk ka plan për ndërtimin e shtetit. Këto nuk do të ndodhnin sikur të ishte Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.
