Deda reagon pasi Osmani tha se Trump “ndali një përshkallëzim të mundshëm në veri”: A pat mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës?

Ilir Deda ka reaguar pas deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit se “Trump së fundmi ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës në veri nga Serbia”. Për këtë, Deda ka pyetur nëse është mbledhur Këshilli i Sigurisë i Kosovës apo a ka pas reagim nga shteti. “Nëse me të vërtetë paskemi qenë në…

Lajme

14/07/2025 10:29

Ilir Deda ka reaguar pas deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit se “Trump së fundmi ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës në veri nga Serbia”.

Për këtë, Deda ka pyetur nëse është mbledhur Këshilli i Sigurisë i Kosovës apo a ka pas reagim nga shteti.

“Nëse me të vërtetë paskemi qenë në prag të “ndezjes” me Serbinë, atëherë ku mbeti  shteti? A pat mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës? A pat takime ndërmjet udhëheqësve institucional e partiak? A pat biseda me udhëheqës të shteteve të mëdha – Francës, Gjermanisë, Italisë e Britanisë? Me shefin e NATO’s?  Apo ndonjë komunikatë publike ku thuhet “… u bisedua për situatën e  sigurisë në rajon dhe për nevojën urgjente për depërshkallëzim…”?  Thirrje për bisedime?  Urgjencë e kompromis për konstituim të Kuvendit e Qeverisë? Apo, të gjithë do të zgjoheshim një mëngjes – pa Kuvend e pa Qeveri – duke e marr vesh se u “ndez” situata me Serbinë! A jeni normal? A keni ndonjë përgjegjësi për këtë shtet? A e dini peshën dhe detyrat e funksioneve që i bartni, apo nuk i jepni pesë pare?”, ka shkruar Deda në Facebook.

Postimi i tij i plotë: