Deda: Qeveria e re duhet të ketë qasje tjetër ndaj Amerikës – s’ka më kohë për popullizëm
Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se Administrata Trump është alergjike ndaj qeverive të majta dhe se Kosova do të paguajë një lloj çmimi nëse ‘zhagitet’ procesi i krijimit të qeverisë së re. Deda tha se Kosova është e izoluar dhe e prishur me Perëndimor e po ashtu i ka humbur mundësitë e vitit të…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/dedailir.jpg)
Lajme
Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se Administrata Trump është alergjike ndaj qeverive të majta dhe se Kosova do të paguajë një lloj çmimi nëse ‘zhagitet’ procesi i krijimit të qeverisë së re.
Deda tha se Kosova është e izoluar dhe e prishur me Perëndimor e po ashtu i ka humbur mundësitë e vitit të kaluar nga Administrata Biden, mundësi të cilat Deda tha se nuk do të kthehen prej Administratës Trump.
“Neve na duhet një qeveri tjetër e cila duhet në vetvete do të jetë e pamjaftueshme, e cila duhet ta mobilizojë të gjithë potencialin brenda Kosovës, miqtë që i kemi jashtë dhe ta krijojmë politikën më të mirë të mundshme, shpejt, që të jemi karshi Shteteve të Bashkuara”.“Cilado qeveri që të formohet duhet të ketë qasje tjetër ndaj ShBA-ve dhe vendeve të BE-së, së pari ndaj ShBA-ve në qoftë se duam të mbesin në çfarëdo ombrelle të garantimit të sigurisë. KFOR-i amerikan është garancë e sigurisë së Kosovës”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se qeveria e re duhet shpejt t’i kryej detyrat e shtëpisë dhe sipas tij, Kosova nuk ka më kohë për popullizëm, teksa shtoi se ky vit do të jetë vit i vendimeve të shpejta.
“Qeveria e re duhet shpejt t’i kryej detyrat e shtëpisë, e ne s’po i kryejmë detyrat e shtëpisë. Këtu nuk ka më kohë për popullizëm. Ky do të jetë vit i vendimeve të shpejta, Kosova duhet të marrë vendime të shpejta dhe paradigma në Ballkanin Perëndimor po ndërron”, tha ai.