Deda kërkon nga Mustafa të tregohet i përgjegjshëm karshi situatës politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, shprehë shqetësim lidhur me ngjarjet e fundit politike, ku opozita po vazhdon ta bllokojë mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës

Lajme

15/10/2015 18:32

Në emisionin Info Magazine, në Klan Kosova, Deda ka potencuar se ngjarjet në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij mund të çojnë në konflikt civil, njofton Klan Kosova.

“Jemi duke shkuar drejt luftës ndërshqiptare. Ka rritje të tensionit që mund të përshkallëzohet. Ne nuk duhet të lejojmë të vijë deri te një përplasje”, ka thënë Deda.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se Qeveria me veprimet e veta e ka thyer Kushtetutën e Kosovës, ndërsa po synon që krye në vete ta çojë agjendën e saj përpara, njofton Klan Kosova.

“Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nuk janë as në përputhje me Ligjin e 19 prillit, sepse duhen 2/3 e votave që të kalojë”.

“Këta dëshirojnë imponim, por s’ka më imponim”.

“Kufijtë nuk janë në përputhje me kushtetutën e vitit 1974”.

“Kryeministri ka përgjegjësi shumë të madhe dhe ai duhet të sillet krahas obligimeve që ka”.

“Ai duhet të tregohet i përgjegjshëm”.