Declan Rice, lojtar i Arsenalit

Tanimë vjen edhe “HERE WE GO” nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano për transferimin e Declan Rice te Arsenali. Arsenali dhe West Hami më në fund kanë arritur marrëveshje për transferimin e yllit anglez, Declan Rice, raporton lajmi.net. “Topçinjtë” sigurojnë prioritetin e tyre për një shumë rekorde prej 116 milionë eurosh dhe gjashtë milionë euro…

Sport

05/07/2023 09:40

Tanimë vjen edhe “HERE WE GO” nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano për transferimin e Declan Rice te Arsenali.

Arsenali dhe West Hami më në fund kanë arritur marrëveshje për transferimin e yllit anglez, Declan Rice, raporton lajmi.net.

“Topçinjtë” sigurojnë prioritetin e tyre për një shumë rekorde prej 116 milionë eurosh dhe gjashtë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Transferimi i Rice është blerja më e shtrenjtë në histori të Arsenalit, ndërsa mesfushori tani bëhet edhe anglezi më i shtrenjtë në histori.

Mikel Arteta dhe Edu Gaspar ishin njerëzit kyç që e bën këtë transferim realitet, pasi që Manchester City edhe zyrtarisht u largua nga gara për nënshkrimin e Declan Rice./Lajmi.net/