Deçani “rrush” prej kandidatëve

Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për kryetar të Deçanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Këtë e ka bërë të ditur vet Mushkolaj përmes një postimi sot në Facebook, duke thënë se synon të sjell një drejtim të ri dhe siç u shpreh, më transparent…

Lajme

14/06/2025 20:17

Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për kryetar të Deçanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur vet Mushkolaj përmes një postimi sot në Facebook, duke thënë se synon të sjell një drejtim të ri dhe siç u shpreh, më transparent për Deçanin, transmeton lajmi.net

Përveç tij, deri më tani, kandidaturën e ka zyrtarizuar Bashkim Ramosaj i AAK-së që edhe është kryetar aktual i komunës.

Në komunën e Deçanit do të ketë kandidat edhe PSD-ja. Natyra Kuçi do të jetë kandidate në zgjedhjet lokale.

Po ashtu, edhe ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka themeluar Iniciativën Qytetare – Demokracia dhe pritet t’i hyjë garës në zgjedhjet lokale.

PDK e VV ende nuk kanë zyrtarizuar kandidatët në këtë komunë./lajmi.net/