Debat për buxhetin dhe transparencën, komisioni parlamentar dërgon Ligjin për Lojërat Mesdhetare për votim final
Komisioni për Kulturë, Sport dhe Turizëm me votim unanim dërgoi Projektligjin për Lojërat Mesdhetare 2030 tek Komisioni i Përhershëm për vlerësim dhe pastaj edhe në Kuvendin e Kosovës ku do të marrë votimin final për miratimin ose jo të tij. Pasi kaloi votimin në Kuvendin e Kosovës pas leximit të parë, ky ligj u rekomandua…
Lajme
Komisioni për Kulturë, Sport dhe Turizëm me votim unanim dërgoi Projektligjin për Lojërat Mesdhetare 2030 tek Komisioni i Përhershëm për vlerësim dhe pastaj edhe në Kuvendin e Kosovës ku do të marrë votimin final për miratimin ose jo të tij.
Pasi kaloi votimin në Kuvendin e Kosovës pas leximit të parë, ky ligj u rekomandua nga anëtarët e këtij komisioni që të plotësohet me disa amendamente, raporton KosovaPress.
Nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adelina Thaqi -Meta, u propozua që në këtë projektligj të futet amendamenti për ndarjen e buxhetit prej 60 përqind për Prishtinën si qytet pritës, por që ky propozim nuk kaloi pasi ishin 6 vota kundër dhe 5 për.
Gjitashtu u kërkua edhe futja e një amendamenti i cili siguron transparencë në lidhjen e kontratave që do të lidhen për ndërtimin e objekteve infrastrukturore dhe çështjeve të tjera organizative, i propozuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu. As ky propozim nuk kaloi, me gjashtë vota kundër dhe 5 për.