Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania u shënua nga një përplasje e ashpër mes Mirit dhe Kejsit, e cila tensionoi menjëherë atmosferën në shtëpi.
Gjatë debatit, Miri deklaroi se do t’u drejtohet përfaqësuesve të tij ligjorë për të ngritur padi ndaj Kejsit, duke e akuzuar për shpifje. Sipas tij, Kejsi prej disa ditësh po e sulmon me akuza të pabazuara dhe, siç tha ai, po përdor gjuhë bullizuese dhe të papërshtatshme, transmeton lajmi.net.
Nga ana tjetër, Kejsi i mohoi akuzat, duke kundërshtuar se ishte Miri ai që kishte përdorur shprehje shumë më të rënda gjatë komunikimeve mes tyre, por që sipas saj, këto fjalë nuk janë bërë publike jashtë kontekstit.
Debati mes dy banorëve mbetet një nga momentet më të tensionuara të mbrëmjes, duke nxitur reagime të shumta brenda shtëpisë./lajmi.net/