De Paul do të transferohet në Atletico Madrid

Klubi spanjoll Atletico Madrid është afër transferimit të mesfushorit të Udineses Rodrigo de Paul.

Sport

04/07/2021 09:18

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, De Paul do të zyrtarizohet si futbollisti i ri i Atleticos gjatë këtij muaji, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja duket se ka përfunduar, transferimi i tij Kampionit të Spanjës do ti kushtojë rreth 35 milionë euro.

Mesfushori do të kryjë vizitat mjekësore në Spanjë pas përfundimit të Copa Americas, dhe do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçari me klubin nga Madridi.

27-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Udineses në të gjitha garat, duke realizuar nëntë gola dhe 11 asistime. /Lajmi.net/