De Ligt zbulon ëndrrën e tij me Juventusin

Matthijs de Ligt ka thënë së fundmi se është një nder të luash për Juventusin.

Sport

01/05/2021 11:08

Mbrojtësi ka treguar së fundmi se një ditë dëshiron të bëhet kapiten i klubit të Juventusit, transmeton lajmi.net.

“Është një nder për mua të luaj për Juventusin dhe do të doja të mendoja se një ditë mund të bëhesha kapiten i kësaj skuadre,” i tha De Ligt Sky Sport Italia.

Megjithatë, ai tregoi se kjo gjë nuk është e rëndësishme tani pasi në skuadër janë katër kapitenë të cilët kanë luajtur për shumë vite te ‘Zonja e Vjetër’.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është t’i ndihmojë skaudrës, më pas trajneri do të vendosë se kush është kapiten, por nuk është qëllimi im tani kjo gjë”, u shpreh ai.

“Ndihem gjithashtu i zhgënjyer që kam shënuar vetëm një gol deri më tani këtë sezon, pasi dua të përmirësoj atë pjesë të lojës sime”, tha për fund de Ligt.

Juventus janë duke luftuar për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, së bashku me Milanin, Napolin./Lajmi.net/