De Ligt surprizon të gjithë, ja çfarë ka bërë
Matthijs de Ligt ka filluar trajnimin para-sezonal me Ajax, në mes të përpjekjeve të vazhdueshme të Mino Raiola për ta sjellë atë në Juventus.
Sport
De Ligt dukej të jetë në gjendje të mirë shpirtërore kur ai u stërvit me shokët e tij të Ajax për herë të parë që nga fundi i sezonit të kaluar.
Pjesëmarrja e tij në stërvitje vjen vetëm një ditë pasi Raiola konfirmoi se Juventusi kishte rënë dakord me mbrojtësin, megjithëse agjenti e bëri të qartë se nuk do të ndërmerrej asnjë veprim për të detyruar një transferim, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, Romeo Agresti i Goal.com shkruan se ‘Bianconerët’ po ‘shtyjnë’ të finalizojnë një marrëveshje këtë javë dhe ka ‘optimizëm në rritje’.
19-vjeçari thuhet se është pajtuar me kushtet personale të Juves ku pritet të përfitojë 9 milionë euro në sezon, tashmë mbetet vetëm të arrihet akordi me kampionin holandez. /Lajmi.net/