De Ligt: Shpresoj të qëndroj tek Juventus sa më gjatë

Matthijs De Ligt është shumë i kënaqur me situatën e tij tek kampionët e Serie A, Juventus.

Sport

26/12/2019 22:17

De Ligt ishte një nga transferimet që bëri bujë të madhe gjatë merkatos së verës, kur nga Ajax kalonte tek Juventus.

Lojtari holandez nuk e nisi shumë mirë aventurën e tij me ‘Zonjën e vjetër’, duke bërë disa gabime radhazi në xhirot e para, por për të duket se gjithçka është në rregull dhe ai ka thënë se do të dëshironte që të qëndronte sa më gjatë tek Juve.

“Jam shumë i lumtur në Torino, shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë” ka thënë De Ligt për ‘Juventus TV’, transmeton lajmi.net.

“Isha vërtetë krenar që iu bashkova Juventusit, sigurisht, kur një klub i madh si Juventus të dëshiron ty, është nder i madh” ka shtuar holandezi.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Juventusi si skuadër dhe tani jam i lumtur që veshi këtë fanellë” ishin fjalët e qendërmbrojtësit.

De Ligt kërkohej edhe nga Barcelona para se të kalonte tek Juventus. Duket se lojtari nuk është pishman për zgjedhjen e tij. /Lajmi.net/