De Ligt: Ronaldo është më i miri i brezit të tij
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i madh i brezit të tij, sipas Matthijs de Ligt.

Sport
Portugezi po kalon sezonin e dytë te Juventus në Serie A, pas kalimit nga Real Madrid, tek e cila skuadër ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve.
Edhe pse në moshën 35 vjeçare, Ronaldo ka ruajtur formën e mirë te Juventus, duke shënuar 25 gola në 32 ndeshje.
“Ronaldo është më i miri në brezin e tij dhe një shembull i mirë për lojtarët e rinj”, ka deklaruar De Ligt, përcjell lajmi.net.
“Unë gjithmonë përpiqem të përmirësoj mënyrën se si luaj duke e shikuar atë sepse në çdo stërvitje ai ka një intensitet të lartë dhe ju pyesni veten nëse vërtetë ai është 35 vjeç”./Lajmi.net/