De Ligt pas humbjes nga Leipzig: Luajtëm keq, shpresoj që Borussia nuk do fitojë
Qendërmbrojtësi i Bayern Munich, Matthijs de Ligt ka komentuar humbjen nga Leipzig. Bayerni mbrëmë mori një humbje të madhe, në shtëpi nga Leipzig, duke ‘lëshuar nga duart’ titullin kampion. Pas ndeshjes komentoi disfatën edhe De Ligt, i cili shpreson që Borussia Dortmund sot të dështojë. “Kishte heshtje vdekjeprurëse në dhomën e zhveshjes. Ndeshja e Borussia…
Sport
Qendërmbrojtësi i Bayern Munich, Matthijs de Ligt ka komentuar humbjen nga Leipzig.
Bayerni mbrëmë mori një humbje të madhe, në shtëpi nga Leipzig, duke ‘lëshuar nga duart’ titullin kampion.
Pas ndeshjes komentoi disfatën edhe De Ligt, i cili shpreson që Borussia Dortmund sot të dështojë.
“Kishte heshtje vdekjeprurëse në dhomën e zhveshjes. Ndeshja e Borussia Dortmund nesër? Ne duhet të shikojmë vetëm veten. Sot luajtëm keq. Shpresoj që Borussia nuk do të fitojë”, citon ‘Sky’ fjalët e mbrojtësit holandez.
Borussia Dortmund sot do të luajë kundër Augsburgut, në rast fitoreje ‘verdhezinjtë’ do të dalin në krye me dy pikë më shumë se bavarezët./Lajmi.net/