De Ligt i propozohet Man Cityt, shihet si i duhuri për zëvendësimin e Kompany

Vincent Kompany është larguar nga Manchester City me përfundimin e këtij sezoni, duke lënë një hapësirë të madhe tek mbrojtja e kampionëve të Premierligës.

Sport

25/05/2019 19:31

Anash kualiteteve të tij me topin, Kompany kishte edhe një shpirt lideri, të cilin Pep Guardiola e vlerësonte jashtëzakonisht shumë.

Largimi i belgut drejt Anderlecht, beson Dietmar Hamann se do t’i lë skuadrës hapësira të mëdha tek mbrojtja.

Por, ai beson se e di kush do të ishte zëvendësuesi ideal për Kompany.

“Është çmenduri të mendosh se City shpenzoi më shumë se 150 milionë funte në Otamendi, Stones e Laporte dhe asnjëri nuk është lojtari që Kompany ishte, e që kushtoi 8 milionë” ka thënë fillimisht Hamann, transmeton lajmi.net.

“City ka një hapësirë të madhe për të mbuluar pas largimit të Kompany. Sipas mendjes sime, ka vetëm një kandidat – Matthijs de Ligt” ka thënë tutje ai.

De Ligt është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë, me Barcelonën si skuadra që është në ‘pole position’ për nënshkrimin e tij, por së fundmi me konkurrencë edhe nga Manchester United. /Lajmi.net/