De Ligt flet pas paraqitjes së dobët ndaj Napolit

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt e ka pranuar se nuk është gjithçka e lehtë në futbollin italian.

Sport

03/09/2019 13:16

Holandezi pati një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen ndaj Napolit javën e kaluar, ku kritikat vërshuan drejt tij duke ditur edhe çmimin e lartë për të cilin u ble.

“Mund të duket negative, por në Itali, krahasuar me Hollandën, ne mendojmë më shumë individualisht”, tha De Ligt, përcjell lajmi.net.

“Për secilin lojtar, ato që u duhen dhe si mund të bëheni edhe më të mirë, identifikohen. Një program i personalizuar është hartuar për ju”.

“Unë jam në një vend të ri dhe e di se asgjë nuk është e lehtë”.

“Koeman, Van Persie, Robben dhe Van Gaal janë gjenerata e vjetër dhe shpresoj t’i jap futbollit atë që i dhanë ata”.

“Do të punoj shumë për të arritur sukses në Itali”, përfundoi 20-vjeçari. /Lajmi.net/